Senati

Plan pune
Muaji: Shtator – Tetor

Takimi i parë i qeverisë së nxënësve të shkollës: "Imelda Lambertini"

Date:07.10.2014
Pjesmarres: Nxenesit e zgjedhur si senatore te klasave perkatese:
Drejtoresha e shkolles, Kriselda pepa
Mesuesja e informatikes Anjeza Muça
Ne kete mbledhje te pare te bordit drejtues te nxenesve u diskutua per planet dhe aktivitetet e ardhshme qe mund te organizohen gjate vitit shkollor 2014-2015. Gjate ketij takimi te pare u vendos organizimi i nje ore te shtate4 nje here ne muaj, per te gjitha klasat rreth nje teme te perbashket. Kjo ore do te organizohet dhe lehtesohet nga mesuesit kujdestare te seciles klase. Tema e muajit tetor eshte: " 10 keshilla per te qene i lumtur, Papa Françesku."

Ne kete takim u perzgjodhen presidentja dhe sekretarja e senatit perkatesisht nxeneset: Vanesa Lala ( Klasa IX ) dhe Izabela Mera ( Klasa VIII).

Foto nga takimi i pare i senatit.



Vizite tek shtepia e  femijve te Nene Terezes.

Motoja: " NDIHMO NJË JETË"





Ne muajin dhjetor u shenua mbledhja e trete e senatit, ku u diskutua nje problem i veçante  per ti ardhur ne ndihme nje vajze 7- vjeçare qe ka probleme shendetesore. Senati ne bashkepunim me nxenesit e shkolles kane dhene kontributin e tyre per ti ardhur ne ndihme 
vajzes se vogel.


 
‘Te ndihmojme Ervisën’, ky  ishte qëllimi I nismës së ndërmarrë nga nxënësit e shkollës ‘Imelda Lambertini’, për të cilën nuk është hera e parë që ndërmerr nisma të tilla duke përmendur vizitën tek shtëpia e fëmijëve te "Nene Terezes" aktivitete të tjera në ndihmë të komunitetit. Një nxënës I shkollës sonë na njohu me rastin e Ervisës, një vajzë e vogël 7 vjeçare e cila vuante nga një sëmundje disa vjeçare  në zemër e për këtë I duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale të kushtueshme, por gjëndja ekonomike me të cilën përballej ishte e vështirë. E pas  diskutimit që u bë në senat të gjithë bashkarisht vendosëm ta ndihmojmë Ervisën. Të gjithë nxënësit kontribuan e këto fonde iu dhanë familjes së vajzës, pas vizitës që ne I bëmë kësaj vogëlusheje në vështirësi. Ne konstatuam se kushtet me të cilat familja e saj përballej ishin shumë të vështira e ajo çka na bëri më shumë përshtypje ishte përkushtimi I familjarëve për t’I krijuar vajzës sa më shumë lëhstësira e për t’I dhënë  mbështetjen e nevojshme, duke u përpjekur që ta dërgonin në shkollë, ku nuk mungonte as dëshira e vajzës, e cila ndonëse kishte problem shëndetësore ishte shumë e përkushtuar ndaj shkollës. Ne shpresojmë që kontributi ynë modest ta ketë ndihmuar sadopak Ervisën dhe I urojmë asaj shërim të shpejtë.

                                                                                                           Punoi:Erka Tana

Takimi me  Ervisen dhe familjaret e saj.








 



No comments:

Post a Comment