Fushat e interesit ne kopshtin tone:
FUSHAT E INTERESIT NË KOPSHTIN TONË
nëpërmjet materialit të Maria Montessori
JETA PRAKTIKE
|
MATERJALI NDJESOR
|
PSIKOARITMETIKA
|
GJUHA DHE SHKRIMI
|
-
Zbrasjet me ujë
me gurë
me miell
-
Përzierja dhe përpunimi I miellit të bukës
-
Larja e shamive
-
Larja e kukullës
-
Të fshijë
-
Të marrë pluhurat
-
Të transportojë
-
Të vishet vetë
-
Të zhvishet vetë
-
Të mbërthejë
-
Të zbërthejë
-
Të bëjë gati tavolinën
-
Të presë
-
Të ngjisë
|
EDUKIMI I TË PARIT
-
Ndërtimi I kullës
-
Të ngurtat në gropa
-
Ngjyra (shoqërimet dhe shkallëzimet)
-
Të njohin format gjeometrike, plane.
-
Të luajë me trekëndëshat
-
Të njohë të ngurtat.
EDUKIMI I TË PREKURIT
-
Të njohë me sy të mbyllur: copë, letra
zmerile, objekte të ndryshme, të ngurtat gjeomtrike.
EDUKIMI I TË DËGJUARIT
-
Të njohë zhurmat
-
Të njohë tingujt me lojën e këmbanave
|
NJOHJA
E NUMRAVE NGA 1 DERI 10
-
Shufrat numerike
-
Loja e shkopinjve
-
Loja e marketeve (topat e kuq)
-
Tavolina e Segenit
NJOHJA
E SISTEMIT DHJETOR
-
Formimi i numrave deri në 1000
-
Të numërojë në vargun e 100 dhe 1000
-
Të numërojë me lojën e “gjarprit”
-
Loja e katër veprimeve
-
Loja e memories
-
Llogaritja e katër veprimeve
|
Njohja e alfabetit me shkronjat zmerile.
Të ngurtat gjeometrike për vizatimet.
Vizatimi shprehës me lapsa, lapsa dhjami, bojra uji dhe penela.
Lexime,
tregime, bashkëbisedime në grup.
Kompozimi
i fjalëve me alfabetin mbi tapet.
Nomeklaturat
e klasifikuara.
Lojra
mbi pjesët e diskutimeve.
|
Plani edukativ
|
Kopshti
Montesori “Imelda Lambertini”
Urdhër
nr. 2 dt. 10/09/1996
IDENTITETI I
KOPSHTIT
“Imelda Lambertini”
Është një shkollë e
lirë, private me frymëzim katolik, e hapur nga fëmijët e çdo lloj feje. Projekti
i saj bazohet mbi botëkuptimin e njeriut, të natyrës së tij dhe ardhmes së tij.
QËLLIMET
EDUKATIVE
Shkolla ka zgjedhur
metodën Montesori. Është një metodë e bazuar mbi vetëedukimin. Materjali i
përgjigjet kësaj linje pedagogjike ku mediatori didaktik ka si qëllim të parë
edukimin.
Ne besojmë si M.
Montessori që fëmija ka aftësi të cilat zhvillohen nëpërmjet vetërealizimit që
ka nevojë të jetë e drejtuar. Ja përse kemi mësuesen si drejtuese të edukimit,
jo si ajo që transmeton dijen. Detyra e saj është të studiojë fëmijën pa
paragjykim, ta vëzhgojë për ta kuptuar, interpretuar e ndihmuar duke e
drejtuar. Veprimi i saj bazohet mbi sigurinë që çdo person është origjinal,
unik, i pakundërshtueshëm.
SYNIMI
Për këtë vit, do të
zhvillojmë temën “Një udhëtim në parahistori” nëpërmjet skedave, poezive,
këngëve dhe përrallave me këto objektiva:
-
Të ndihmojmë fëmijën të bëjë një
kalim në parahistori.
-
Të përfshijmë fëmijët në një
program stimulues për të kuptuar
evoluimin e tokës.
-
T’I shpjegojmë fëmijës origjinën e
gjithçkaje që na rrethon duke përfshirë dhe vetë atë.
-
Të japin ide të ndryshme për të
kuptuar evolucionin e madh të njerëzimit.
Do drejtojmë
fëmijët që të kuptojnë se si inteligjenca e njeriut ka lejuar të përmirësohet
cilësia e jetës dhe do I stimulojmë që të krahasojnë evoluimin e mjeteve të së
shkuarës me ato të së tashmes.
KOMUNITETI
EDUKATIV
I formuar nga: fëmjë,
prindër, mësuese dhe personeli I shërbimit. Fëmijëve i kërkohet të jenë
protagonistë të aktivitetit edukativ për t’u pjekur gradualisht në identitet,
marrja e autonomisë dhe zhvillimi i kompetencave. Prindërve i kërkohet të
pranojnë P.E.D në total, të bashkëpunojnë në iniciativat e kopshtit, të marrin
pjesë në takimet formative e informative.
RAPORTI SHKOLLË
– FAMILJE
Raportet me
familjet e fëmijëve janë të garantuara nga: - kontakti i përditshëm në momentin
e hyrjes më shkollë; - takimet individuale; - komunikime zyrtare nga ana e
shkollës nëpërmjet njoftimeve me shkrim.
ORARI I KOPSHTIT
Nga e hëna – e
premte: ora 08.00 – 13.00
TELEFON: 054259106
No comments:
Post a Comment