Ekspozite me punime te nxenesve te shkolles sone dhe shkolles Calcinato - Italy.
Uji " Aqua" ne art, keshtu do te cilesohej ekspozita e hapur ne ambientet e shkolles " Imelda Lambertini". Uji pjese e jetes
Nga toka lind uji, nga uji lind shpirti.
Ekspozite qe ne qender ka temen e ujit. Projekti fillimisht u prezantua nga profesoreshat e artit te shkolles Calcinato ne Brescia-Italia. U be nje prezantim ne ambientet e shkolles sone me mesues te klasave II-VI.Specifika e kesaj teme kishte nje motiv: Ujin dhe padyshim do te kishte rilidhje me tekniken e acuarelit. Te gjitha punimet do te kryeshin me kete teknike. Ky ishte binjakezimi i pare midis shkollave shqiptare dhe italiane. Ne kete rast shkolla jone dhe Scuola Ferraboschi Brescia.Ekspozita e pare u hap ne Brescia te italise ku u derguan afersisht 100 punime. Ne 17 Maj u hap ekspozita ne Calcinato ku nxenesja jone: Ester Berdufi fitoi çmimin e pare. Ne interesimin e drejtuesve te shkolles dhe mesuesit te lendes te Edukimit figurativ: Arben Nipolli u be i mundur dhe hapja e kesaj ekspozite ne ambientet e shkolles.
No comments:
Post a Comment