Rregullorja e shkolles 2015-2016


                                         Viti shkollor  2015 - 2016



RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLES



Kjo rregullore bazohet në:
    Ligjin “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar” Nr. 7592 datë 21.06.1995, me ndryshimin në ligjin nr.    8387,                    datë 30.07.1998.
     Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
    Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995.
     Projektin dhe Rregulloren e shkollës “Imelda Lambertini”.
     Kodi I Etikës Prot. 6222 dt.12.11.2012



RREGULLA TË PËRGJITHSHME


1.      Shkolla 9 vjeçare “Imelda Lambertini” është miratuar me Urdh. Nr. 115 datë 08.09.1997.
2.      Ka  si qëllim edukimin dhe arsimimin e nxënësve si persona.
3.      Krahas Dispozitave Normative që zbatohen në të gjitha institucionet shkollore publike, sipas specifikës së tyre nxënës, mësues e personeli do të zbatojnë edhe rregulloren e brendëshme të shkollës  ‘’Imelda Lambertini’’
4.      Shkolla në të gjithë veprimtarinë e saj respekton liritë dhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve (OKB)-së dhe  Kodit të Etikës.
5.      Puna mësimore edukative qëndron në themel të të gjithë veprimtarisë së shkollës, brenda dhe jashtë saj. Ajo realizohet me plan vjetor dhe mujor, plane të tjera të veçanta, të cilat ndërtohen në bazë të udhëzimeve të ardhura nga MASH, Drejtoria Arsimore Rajonale, plani Edukativ i shkollës ‘’Imelda Lambertini’’
6.      Ngarkesa mësimore e mësueseve, orari i mësimeve, ndarja e klasave në kujdestari, dezhurni javor përcaktohet mbi bazën e udhëzimeve dhe kritereve pedagogjike nga Drejtoria e shkollës.
7.      Në fund të vitit shkollor vlerësimi i nxënësve bëhet sipas dokumentacionit, vlerësim , i cili pasqyrohet në regjistrin përkatës dhe në amzën e shkollës
8.      Mësimi fillon në orën 08.00 dhe përfundon në orën 13.00.

9.      Në javën e parë dhe javën e fundit të vitit shkollor mësimi do të zhvillohet nga ora 8.00-12.15.

10.  Mësueset duhet të paraqiten në shkollë 20 minuta para fillimit të mësimit.


11.  Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 10 minuta para fillimit të mësimit.

12.  Një herë në javë këndohet Himni i Flamurit Kombëtar.

13.  Ndërmjet orëve të mësimit nuk ka pushim.

14.  Pas orës së tretë bëhet pushimi i madh, i cili zgjat 20 minuta.










Shkolla 9-Vjecare “Imelda Lambertini” ofron:



Zhvillimin e programeve shtetërore
Aplikimin e Metodës Montesori për Ciklin e Ulët,                                                                                                                            Mësimin e gjuhës Italiane të ndarë klasat në grupe dhe gjuhës Angleze,
( mësimi nga klasa  I-IX )    
Një orë javore i Edukimit të Vlerave Njerëzore                                                                                                                                            Mësimin e kompjuterit, nga Klasa e Parë deri në Klasë të Nëntë të ndarë në dy grupe.                                                                                            
Orari mësimor nga ora 8.00-13.00
Ambiente dhe bazë të nevojshme materiale për zhvillimin e mësimit
Kontrollin në mënyrë sistematike të frekuentimit në shkollë dhe përparimin e nxënësit në mësime.
Organizimin e takimeve mësues-prindër sipas një grafiku të përcaktuar nga Drejtoria,zakonisht një herë në muaj.
Biblioteka e pasur dhe mësues në dispozicion,për të këshilluar fëmijët për librat që duhet të lexojnë.
Aktivitete të ndryshme dhe veprimtari të shumta letraro-artistike,shkencore, të planifikuara që në fillim të vitit shkollor  ne planet vjetore. Këto aktivitete organizohen gjatë vitit të udhëhequra nga Drejtoria e shkollës dhe mësues të caktuar sipas projekteve.
Pajisja e nxenesve me çertifikate kompjuteri ne perfundim te ciklit 9- vjeçar nga nje institucion i liçensuar.

FAMILJA

·         Familja do të informohet në vijimësi  për aktivitetet e shkollës.
·         Mbështetje për  zgjidhje operative të problemeve, përbën faktorin kryesor për të arritur  synimin dhe objektivat finalë të kësaj shkolle.
Përveç dialogut të përhershëm shkollë-familje, janë prezent, sipas nevojës të përcaktuar nga Këshilli pedagogjik, edhe  në takime me prezencën e mësuesve, prindërve e nxënësve, ose vetëm prind- mësues.

Prindi impenjohet:

·         Të respektojë principet mbi të cilat bazohet Projekti Edukativ dhe rregullorja e shkollës. ( të respektojë orarin e paraqitjes në shkollë të nxënësve ora 07.50)                                                                                                                       Javën e parë dhe javën e fundit të vitit shkollor mësimi do të zhvillohet nga ora 08.00-12.15.
·         Të marrë pjesë në jetën shkollore, edhe si përfaqësues i klasës apo i shkollës.
·         Të interesohet rregullisht për frekuentimin dhe vijueshmërinë edukative e shkollore të fëmijës së tij.
·         Të informojë shkollën për aspektet specifike, relative të djalit/vajzës, në mënyrë që të mund të vlerësohet rëndësia  e zhvillimit të aktivitetit didaktik dhe formues.
·         Të mbështesë e të ketë besim në zgjedhjet didaktike dhe edukative të shkollës.
·         Të marrë pjesë në takimet  në datat e përcaktuara apo në  veprimtaritë që organizon shkolla për projekte në lëndë të ndryshe.
·         Të dëmshpërbejë dëmet e mundshme të kryera nga fëmija i tij  invidualisht apo në grup.
·         Të paguajë rregullisht kontributin e caktuar nga Drejtoria dhe të sjellë  faturat e pagesave në shkollë.  Pagesat do të kryhen pranë Bankës Raiffeissen.

Për vitin shkollor 2015 – 2016  pagesa do të jetë:
·         10.000 lekë për shpenzime kancelerike, të cilat  paguhen në shkollë, në momentin e regjistrimit.
·         Kontributi vjetor do të jetë 60.000 lekë.   Pagesat do të kryhen me këste:
20.000 lekë brenda datës 15 Shtator.
20.000 lekë brenda datës 15 Nëntor
20.000 leke brenda datës 15 Mars.

NXËNËSI


Jeta shkollore ashtu si dhe jeta sociale, bazohet në respektimin e normave të sjelljes.
Neni 1.   Vijueshmëria e rregullt / frekuentimi.
·         Nxënësit kanë për detyrë të frekuentojnë rregullisht të gjithë orët mësimore të përcaktuara  nga shkolla ‘’Imelda Lambertini’’                                                                                          (2 P)      
·         Nxënësit duhet të marrin pjesë aktive gjatë orës së mësimit.    ( 5 P )                                                             
·         Nxënësit duhet të kryejnë sistematikisht detyrat e shtëpisë.                         (3 P)
·         Nxënësit duhet të minimizojnë në maksimum kërkesën për të dalë nga klasa gjatë orës së mësimit apo gjatë ndërrimit të orëve. ( 4 P)
·         Nxënësi duhet të mbajë çdo ditë uniformën e caktuar nga shkolla.                                   (2 P)
·         Paraqitja e jashtme korrekte, flokë të prera në mënyrë të rregullt, vajzat nuk duhet të vendosin bizhuteri.                                                                                             (2 P)
·         Justifikimet e mungesave të kryera gjatë gjithë ditës apo në orë të veçanta duhet të jenë me shkrim dhe të firmosura nga prindi, të dorëzohen përpara fillimit të mësimit.                                          (2 P)
·         Dalja përpara përfundimit të mësimit është e lejuar vetëm pas orës 12.15 dhe kërkon praninë e prindit.                                                                      (2 P)
·         Pas ardhjes me vonesë në shkollë (pas  orës 8.00), nxënësi duhet të paraqitet në shkollë i shoqëruar nga prindi.                                                                                                                      (2 P)
·         Kur nxënësi mungon 35 % - 50 % të orëve mësimore të zhvilluara gjatë vitit i nënshtrohet një provimi me shkrim, nota e të cilit vendoset në një kolonë të veçantë të regjistrit.

Neni  2.  
·         Respektimi i të gjithë personave, që bashkëjetojnë në këtë shkollë, në veçanti  ndaj mësuesve                                                              (5 P)
·          Respektimi i materialeve shkollore dhe i ambienteve.          (4 P)                          
Ambientet dhe materialet e shkollës janë në dispozicion të të gjithëve, prandaj marrja apo dëmtimi i tyre duhet të dëmshpërblehen nga personi përgjegjës. Nëse përgjegjësi nuk identifikohet atëherë përgjegjësia do të ndahet midis nxënësve të klasës apo të shkollës.
Pas përfundimit të mësimit nxënësit duhet të vendosin në vendin e caktuar  materialet, në klasa, laborator, palestër.  Mësuesi prezent në dalje është i autorizuar të mbajë nxënësit deri kur ambienti të jetë i rregullt.
Shkolla nuk mban përgjegjësi për materialet e lëna në klasë, poshtë bankës, në palestër ose në ambiente të tjera.



MËSUESI

Mësuesi ka në themel të misionit të tij vlerat njerëzore: drejtësia, dinjiteti,paqja, paanësia, trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi.
Mësuesi merr përgjegjësinë t’i përkushtohet nxënësit dhe profesionit, të jetë mishërimi i standarteve më të larta etike dhe model i sjelljes që buron prej tyre.          (Kodi i Etikës)
Mësuesi duhet të ketë titullin e kërkuar për lëndën që do të japë mësim.                                                                         Mësuesi duhet të bjerë dakord me zgjedhjen  edukative të shkollës ‘’Imelda Lambertini’’
Për të realizuar profesionalitetin individual angazhohet që:
a)      Të respektojë principet inspiruese dhe Rregulloren e institutit  ‘’Imelda Lambertini’’
b)      Të përgatisë me kujdes Planet Vjetore dhe ditarin e përditshëm të lëndës që jep mësim, sipas Dispozitës  Normative së fundit.                                                                                                                                                                      Mësuesi është figura qëndrore e shkollës I cili praktikisht realizon arsimimin dhe edukimin e nxënësve në përputhje me normat morale të shoqërisë dhe me ligjet e shtetit në fushën e arsimit.

  1. Ka detyrë të njohë dhe të zbatojë Aktet Normative, Projektin edukativo – kulturor dhe Rregulloren e Brendëshme të shkollës “Imelda lambertini”.
  2. Paraqitet në shkollë 20 minuta para fillimit të mësimit.
  3. Ka paraqitje  të rregullt dhe është korrekt me të tjerët (veshje, fjalor)
  4. Kur mungon njofton Drejtorinë e shkollës që ditën e parë të mungesës dhe kohën që parashikon të mungojë.
5.      Bën të gjitha përpjekjet për të plotësuar orët e humbura, pavarësisht nga arsyet e humbjes.
  1. Bën dezhurnin sipas grafikut të hartuar nga Drejtoria.
  2. Vjen i përgatitur me ditar  dhe mjetet e domosdoshme për mësim.
  3. Ndjek mbarëvajtjen në mesime të nxënësve.
  4. Përgjigjet për klasën në kujdestari.
  5. Organizon dhe merr pjesë në aktivitete edukative me nxënësit.
  6. Komunikon mirë me nxënësit e klasës, u qëndron afër dhe u plotëson kërkesat e tyre kur janë të drejta
  7. Mban lidhje komunikuese me prindërit e nxënësve.
  8. U njofton nxënësve kërkesat e drejtorisë dhe ndjek zbatimin e tyre.
  9. Kujdeset për rregullin në shkollë midis orëve të mësimit si dhe në pushimin e gjatë.
  10. Ndjek disiplinën e nxënësve të klasës dhe propozon për masa disiplinore kur e gjykon të arsyeshme.
  11. Plotëson regjigjstrin dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
  12. Ndjek frekuentimin e nxënësve të klasës duke evidentuar në vijimësi mungesat pa arsye.
  13. Çdo ditë plotëson regjistrin me mungesat e notat dhe një herë në muaj u jep nxënësve notat me shkrim.
  14. Mban përgjegjësi për bazën materiale didaktike që ka në ngarkim deri në zhdëmtimin e saj.
  15. Ndalohet mësuesi të zhvillojë kurse private me nxënësit që u jep mësim.
  16. Nuk i lejohet të përdorë fjalë ofenduese për nxënësit.
  17. Ndalohet të përtypet, të pijë duhan në ambjentet e brendshme e në hapësirat e shkollës.
  18. Nuk i lejohet të bëjë propagandë partiake, politike ose fetare me nxënësit në ambjentet e shkollës.
  19. Nuk i lejohet të ndërmarrë iniciativa që bien ndesh me punën mësimore – edukative apo legjislacionin në fuqi.
  20. I ndalohet të mbajë celular në orën e mësimit.

  1. Nga ora 13.00-13.20 është e disponueshme të takojë prindër, si dhe bën konsultime nxënës që kanë hasur vështirësi në orën e mësimit.


Drejtoria   e shkollës






No comments:

Post a Comment