1- Shkolla 9-vjeçare
publike e arsimit bazë ?
·
Arsimi bazë përfshin
arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët
·
Arsimi bazë është i
detyrueshëm nga mosha gjashtë-shtatë vjeç deri në dhjetë vjeç
·
Arsimi bazë synon
zhvillimin shoqëror,intelektual e fizik të çdo nxënësi, zotërimin e rregullave
të sjelljes dhe kultivimin e vlerave për kujdesjen për shëndetin,si dhe
përgatitjen e mjaftueshme për vazhdimin e arsimit të mesëm të lartë dhe për
tregun e punës.
( marrë nga Ligji 69 2012 )
Shkolla 9-vjeçare ‘’Imelda Lambertini’’
Përse
duhet ta zgjedhësh?
Sepse
duke pranuar Kurrikulën Shtetërore shkolla
‘’Imelda Lambertini’’ përcakton identitetin e saj formueso-kulturor, të cilin ia propozon
nxënësit dhe familjes.
Sepse kurrikula
është e zgjeruar me shtimin e lëndëve,metodologji bashkohore dhe veprimtari artistiko-kulturore
që favorizojnë mësimin.
Sepse,
përgatitja kulturore në një proçes edukativ
është i orientuar drejt formimit
integral dhe harmonik të njeriut.
2-
Të dhëna historike
Institucioni ’’ Motrat Domenikane
të së Lumes Imelda’’ që aktualisht drejton shkollën 9 – vjeçare “ Imelda Lambertini” në Elbasan i ka pasur rrënjët e saj ne
Venecia që prej vitit 1922.
Themeluesi i këtij Institucioni
është At Xhokondo Piu Lornja, doktor në teologjinë morale dhe studiues i
së vërtetës.
I apasionuar me kulturën dhe edukimin e të rinjve, ai i besoi Institutit
detyrën e edukimit kulturor të fëmijve e të rinjve. Motrat Domenikane të së
Lumes Imelda e kanë realizuar me kompetencë të plotë këtë mision edukativ duke
vënë në përdorim adresimin edukativ të akredituar dhe të themeluar mbi njeriun,
si psh. pedagogjinë dhe Metoda e Montesorit
Shkolla
jonë frekuentohet nga nxënës pa dallim social, fetar, heterogjen,
të ardhur nga zona të ndryshme të qytetit.
Nxënësve që vijnë prej familjeve të varfra, shkolla u
mundëson përveç mësimdhënies edhe mos pagesën apo uljen e kontributit mujor.
Kujdesi i Motrave është ofrimi i kushteve sa më të mira
për edukimin e nxënësve,për bashkëpunimin me familjen si dhe për kualifikimin e
stafit pedagogjik.
Kongregata Motrat Domenikane Të Së Lumes Imelda kryen
misionin e saj evangjelizues dhe edukimin e të rinjve nëpërmjet formimit
integral të personit.
3-Mendimi ynë mbi
edukimin
Arti i edukim-arsimit, konsiston në artin e zgjimit të kuriozitetit natyral të rinjve, me qëllim
kënaqjen e tyre në vazhdim. (Maria Montesori)
Shkolla 9-vjeçare ‘’Imelda Lambertini’’ është një shkollë
e lirë, e inspiruar nga parimet katolike
pra motrat Domenikane të së Lumes Imelda, mësuesit, stafi në tërësi
ndajnë një projekt edukativ të plotë i cili ka në qendër të tij njeriun, të
ndihmojë rritjen e tij njerëzore e kulturore,që ky njeri të pajiset me
instrumentat mësimorë e edukativë në
mënyrë që të bëhet pjesëtar i denjë i shoqërisë.
Kjo do të thotë se
Motrat Domenikane të së Lumes Imelda, mësuesit dhe i gjithë stafi në tërësi kanë
përgjegjësi edukative,ndaj janë të kujdesshëm kundrejt çdo nxënësi dhe janë të
aftë të krijojnë kushtet të cilat i lejojnë
mësimin dhe formimin e karakterit e tij.
3-
Tradita
- ‘’Në edukim luhet e ardhmja e
një shoqërie. Është provuar se vetë rritja ekonomike e një shteti rritet në
proporcion me investimin që bëhet në formimin e brezit të ri. ‘’ I .Ratzinger
Qendra
e formimit ‘’Imelda Lambertini’’ që nga fillimi i veprimtarisë së saj,propozon
favorizimin e rritjes dhe të vlerësimit të personit njerëzor, duke respektuar
ritmet e moshës evolutive, ndryshimet dhe identitetin e çdo nxënësi. Kjo gjë
arrihet falë veprimatrisë së të gjithë përbërësve të ‘’Komunitetit të
Edukimit’’: Motrat Domenikane të së Lumes Imelda,mësuesit, personeli në tërësi,
prindërit e nxënësve. Ky komunitet
lidh kujdesin ndaj didaktikës dhe formimit si shërbim ndaj territorit me
kujdesin ndaj edukimit e kulturës si ‘’motori’’ i zhvillimit shoqëror e social:
instrumenta për t’u bërë qytetarë të lirë.
4-
Sfidat e Reja
- ‘’Nuk dekurajohem sepse çdo
tentativë është një hap tjetër përpara.’’ Thomas Edison
Shkolla
9-vjeçare ‘’Imelda Lambertini’’ është ndëtuar me struktura të studiura për t’i
shërbyer sa më mirë nxënësve. Është e re sepse gjithmonë është gati të pranojë
sfidat bashkohore. Është e kujdesshme ndaj kulturës sonë,për të kuptuar
proçeset dhe për të identifikuar ‘’idetë’’ që e kompletojnë.
5-
Qëllimi ynë
- ‘’Shkolla si qendër shoqërore,
marrëdhënieje, edukimi për të ndërtuar shoqërinë njerëzore mbi vlerat më të
larta të jetës.’’ Maria Montesori.
Shkolla ‘’Imelda Lambertini’’ përgatit nxënësit të
pajisen me një bazë të sigurtë kulturore, garanci për një vazhdim të mbarë të arsimit
të mesëm të lartë Kjo shkollë është një
vend ku mësohet të jetohet dhe të bashkëjetohet; mëson të fitosh përgatitjen kulturore.
Kurrikula është një lloj drejtimi e orientimi e cila lejon mësuesit dhe
nxënësit të hapen drejt Universit,Tokës,jetës dhe njerëzimit.
7 Profili
në përfundim të ciklit 9-vjeçar
Nxënësi
që zgjedh shkollën 9-vjeçare ‘’Imelda Lambertini’’ në përfundim të ciklit të
detyruar:
- ka kompetenca kulturore në
veçanti nga ana linguistike dhe matematikore -
është i përgatitur në profilet sociale e shkencore, për të vazhduar arsimin e
mesëm të lartë -
njeh dhe përdor dy gjuhë të huaja. - Është i aftë
të mendojë në mënyrë kritike e të pavarur.
- Ka vlera njerëzore e referimi. -
Është kompetent në përdorimin e mjeteve
informatike.
6- Anët e forta të
shkollës
Vlerat Edukimi i vlerave:
- Respekti për vetën,për të tjerët dhe për ambientin.
-Përgjegjësia,drejtësia,liria, paqja.
-Impenjim, vetëedukim.
-Bashkejetesa me të ndryshëm.
-Promovimi i identitetit kulturor
-Marrëdhënie konstruktive.
-Njeriu në qendër,ndihma për t’u rritur. -Kujdesi ndaj
mënyrave, stileve të mësuarit.
-Kontakti me territorin.
Metoda
-Përdorimi i metodës Montesori.
-Përdorimi i aparateve teknologjikë -Përdorim
i metodologjive të ndryshme dhe të kredituara.
Profesionaliteti
i stafit pedagogjik
-Kompetenca specifike me tituj akademikë. -Azhornim
dhe formim i vazhdueshëm. -Ndarje linjave edukative.
-Kolegjialitet dhe koherencë.
-Punë në grup.
Krijimi
i një mjedisi bashkëpunues
Shkolla ‘’Imelda Lambertini’’ zgjedh të kurojë me kujdes
marrëdhëniet edukative me nxënësit,me familjet e tyre dhe Terrtorin. Mësohet të
lehtësojë marrëdhëniet brenda shkollës duke nxitur frymën e bashkëpunimit mes
tre palëve të lartpërmendura për një bashkëjetesë adeguate.
8 Ide
të qarta në vlersim
Vlerësimi është një tërësi veprimesh për
t’i dhënë atribut vlerave kulturore e humane.
Qëllimi i vlerësimit është të
përcaktojë arritjen e objektivavenëpërmjet kritereve të vendosura në çdo
program lindo dhe të identifikojë
instrumenta strategjikë për t’i arrirë.
Vlerësimi fillestar
Çdo mësues në fillim të vitit përgatit një test fillestar për të pasur
një njohje të qartë të përgatitjes dhe aftësive në përgatitjen ditore dhe të
mjedisit të klasës
Vlerësimi formues i vazhdueshëm shprehet me notë. Është i bazuar
në tekste me shkrim apo me gojë,projekte,punë praktike etj.Ka si objektiv të
rekuperojë boshllëqet e paraqitura nga
nxënësi gjatë gjithë proçesit mësimor.
Vlersimi
përmbledhës shprehet në fund të semestreve dhe në fund të vitit
shkollor. Duhet të kemi parasysh përveç
rezultatit edhe,interesin, pjesëmarrjen,impenjimin dhe frekuentimin e nxënësit
në çdo orë mësimi. Vlerësimi përmbledhës shkruar në dëftesë komunikohet në
përfundim të semestrit dhe në fund të vitit shkollor.
11. Kriteret e vleresimit me goje dhe me shkrim
Nota
|
Vlerësimi
|
4
|
Nxënësi
nuk dallon gabimet dhe nuk shfaq asnjë përmirësim. Ka njohuri të turbullta të temave të
zhvilluara dhe i shtjellon me shumë gabime.
|
5
|
Nxënësi
kupton gabimet e bëra dhe arrin t°i korrigjojë. Njeh ( ka njohuri) të temave të zhvilluara dhe i paraqet në
mënyrë të mjaftueshme, por me pak saktësi.
|
6
|
Nxënësi
kupton dhe është në gjëndje të rekuperojë disa gabime nga detyra me shkrim.
Njeh temat e zhvilluara dhe di t*i shpehë me pak gabime.
|
7
|
Njeh
gabimet e detyrave me shkrim dhe tregon
aftësi rekuperimi. Temat e zhvilluara janë asimiluar, shprehet me një
korrektësi të mjaftueshme.
|
8
|
Aplikon
njohuritë në plotësimin e detyrave me shkrim. Temat e zhvilluara janë të
paraqitura në mënyrë të sigurtë dhe korrekte.
|
9
|
( Nëse) di ë
aplikojë njohuritë në detyrat me
shkrim. Shpreh përmbajtjen e temave të zhvilluara , në mënyrë të saktë,
korrekte dhe krijuese.
|
10
|
Zbaton njohuritë e
mësuara në mënyrë krijuese në çdo situatë edhe nëse nuk janë trajtuar në
program. Tregon se zotëron në mënyrë të sigurtë temat \ çështjet e zhvilluara
duke i shprehur me saktësi dhe korrektësinë maksimale.
|
|
|
No comments:
Post a Comment