Maria Montesori

TË NDIHMOSH PERSONALITETIN E ADOLESHENTIT

nga John McNamara
John McNamara, i cili ka pothuaj njëzet e pesë vjet punë praktike me adoleshentë në shkolla, prezanton njohuritë e tij të mbledhura përmes eseve dhe ligjëratave të studentëve, po aq sa dhe fjalët e tij të këshillave dhe vëzhgimeve të cilat janë mbledhur në një raport autentik me studentët e tij.

HYRJE
Ajo çfarë do t’ju prezantoj është thjesht pikërisht sesi praktika ime me Montesori reflektohet në fjalët dhe veprimet e studentëve të mij, në atë sesi shfaqen nevojat e tyre, dhe se sa nevojat e tyre takohen. Nuk ka asgjë filozofike rreth këtij prezantimi. Unë jam një mësues dhe ajo që po prezantoj nuk është asgjë më shumë se sa ajo që kam vëzhguar në punën time me adoleshentë të Montesorit për njëzet e pesë vjet. Pas së gjithash, në librin e saj Nga Fëmijëria në Adoleshencë, Maria Montessori thotë: Ne duhet të mbajmë mend që ka një gjë që edukimi duhet ta mbajë si një guidë të sigurtë, dhe kjo është personaliteti i fëmijëve të cilët duhet të edukojmë”.
Personazhi i Anës në muzikalin Unë dhe mbreti thotë: “Është një thënie shumë e lashtë por dhe një mendim i vërtetë dhe i ndershëm, që, nëse bëhesh mësues duhet të mësohesh nga nxënësit  e tu”. Dhe kjo është sigurisht e vërtetë në rastin tim.
Çdo plan zhvillimi ka një punë për të bërë për të kontribuar në maturimin e fundit të secilit individ. Në shumë situata puna përfundimtare e rritjes, puna e vetëvlerësimit ku ne mësojmë se kush jemi dhe çfarë jemi, ndodh gjatë adoleshencës. Maria Montessori shkruan:
Është edukimi i adoleshentëve që është i rëndësishëm, sepse adoleshenca është koha kur fëmija hyn në burrëri dhe bëhet pjesëtar i shoqërisë. Nëse puberteti është në anën fizike  një kalim nga një gjendje fëminore në një gjendje adulti, gjithashtu kemi dhe anën psikologjike një kalim nga fëmija të cilit i duhet të jetojë në një familje, në një njeri i cili duhet të jetojë në shoqëri. Këto dy nevoja të adoleshencës: për mbrojtje gjatë kohës së kalimit të vështirë fizik dhe për një të kuptuar të shoqërisë në të cilën ai është gati të hyjë dhe të luajë pjesën e tij si njeri, janë dy probleme që janë e një rëndësie të njëjtë për sa i përket edukimit në këtë moshë.
Gjatë kësaj faze, adoleshentët duhet të bëjnë gjykime rreth vetes së tyre. Gjykimet që nuk janë aq sasiore – duke iu përgjigjur pyetjes “Sa i mirë jam?”, se sa cilësore – duke bërë pyetjen, “Sa jam i mirë?”
Ky është një ndryshim i rëndësishëm. Është njëlloj si shpejtësi dhe saktësi me fakte matematikore. Nëse theksojmë shpejtësinë e shtyjmë fëmijën në pasaktësi, e cila bëhet thellësisht e rrënjosur dhe shumë e vështirë për t’u rritur. Por, nëse theksojmë saktësinë atëherë suksesi kujdeset për veten dhe fëmija arrin suksesi dhe saktësinë. E njëjta gjë është e vërtetë për pjekurinë – të rrisësh adoleshentë duhet të zbulosh se në çfarë janë të mirë ata dhe ata e bëjnë këtë gjë duke zbuluar në çfarë janë ata të mirë.
Ka më shumë në jetë sesa në të parët e qëllimit vetë; është dëshira dhe besimi ose shpresa e të shkelurit të atij shtegu dhe të arriturit me sukses qëllimin. Adoleshentët duhet të arrijnë njohurinë në të cilën janë të mirë – ata duhet të kenë ndjenjën që ata janë të mirë në të, ndjenjën e besimit, bindjen që ajo që ata dëshirojnë është brenda arritjes së tyre.
Maria Montessori e thotë bukur këtë gjë:
Për të pasur sukses në jetë varet në çdo rast në vetë-besimin dhe në njohurinë e aftësive tëdikujt dhe në fuqitë shumë-anësore të përshtatjes. Vetëdija e të diturit si ta bëjë veten të dobishëm, si të ndihmojë njerëzimin në shumë mënyra, e mbush shpirtin me besim në vete, me pothuaj dinjitet fetar. Janë dy “besime” që mbështesin njeriun: besimi në Zot dhe besimi në vete. Dhe këto dy besime duhet të ekzistojnë krah për krah: i pari që i përket jetës së brendshme të njeriut, i dyti jetës së tij në shoqëri.
Në fjalët e tij një adoleshent Montessori i diplomuar dhe një prind Montessori flasin me këtë vizion të ri. Adoleshenti thotë:
Unë e konceptoj jetën si një pemë  e cila rritet ngadalë ditë pas ditë, dhe një edukimi im Montesori paraqet rrënjët e forta nga të cilat kjo pemë zhvillohet. Çdo syth dhe degë që del nga kjo pemë simbolizon talentet dhe arritjet e mia. Eksperienca ime Montessori është parimi bazë i jetës sime, dhe ndikimi i saj do të qëndrojë me mua përgjithmonë.
Në fjalët e tij prindi thotë:
Idetë e saj kanë patur një ndikim të thellë tek unë. Unë besoj që niveli ku këto ide përhapen në kulturën tonë do të jenë shkalla e shpresës për të ardhmen e njerëzimit. Shoh fëmijët tanë të pajisur me një vizion të jetës “ashtu siç duhet”, dhe që zotërojnë njohurinë sesi të arrijnë dhe të mbajnë atë. Kudo që të shkojnë nuk mendoj se ata do të jenë në gjendje të vendosin për ndonjë gjë tjetër.
Në vëzhgimin nëpër vite, këtu po jap disa pika të njenjave që kam pasur përmes kontaktit tim të drejtpërdrejtë me studentët e mi.

IMAGJINATA DHE ADOLESHENTI
Adoleshenti i ri vazhdon të përdorë imagjinatën e tij krijuese, e cila është e bazuar në realitet, për të zhvilluar vetën e tij ose të saj. Maria Montessori në librin Nga Fëmijëria në Adoleshencë shkroi, ”Imagjinata nuk zhvillohet derisa njeriu, kurajon dhe forcën, i përdor për të krijuar. Dhe nëse kjo nuk ndodh, imagjinata i drejtohet vetes vetëm si një shpirt qjendet në zbraztësi”.
Në librin Tendencat Njerëzore dhe Edukimi Montessori , Mario Montessori ngrinte pyetjen, “Duke parë zogjtë që përplasin krahët dhe që fluturojnë nga njëra pemë në tjetërn, ngjiten në pemë, përplasin krahët – një njeri a e theu qafën. Jo! Ajo çfarë bëri ai ishte të përdorte imagjinatën e tij, jo në mënyrë imagjinare, por në mënyrë krijuese, për të nxjerrë në pah mos-ekzistencën, diçka që mund të ekzistojë dhe mund të jetë një avantazh praktik për të".
Ne duhet ta lejojmë këtë imagjinatë krijuese të vazhdojë të zhvillohet. Pas së gjithash, një qen i gëzuar gjithmonë e tund bishtin e tij. Gjithsesi, ne nuk mund ta bëjmë një qen të tundë bishtin. E njëjta gjë është me imagjinatën.

ABSTRAGIM
Madje edhe me adoleshentët, ne duhet të sigurojmë materiale konkrete dhe punë manipulative. Shumë studentë nuk mund të zotërojnë disa ide pa to. Ne duhet të vazhdojmë të pranojmë superioritetin e të mësuarit në mënyrë aktive me anë të ndjenjave të ndryshme të kundërvëna të mësuarit me anë të njërës. Aftësia për të menduar në terma abstrakte, nga përgjithësime dhe konceptualizimi nuk zhvillohet shpejt por më tepër në një periudhë të madhe kohe. Ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë aftësi për të ndjerë, prekur, shijuar dhe po aq sa dhe të shkruash, lexosh, përllogaritësh dhe dëgjosh.

Vetë studentët arijnë në përfundime përmes punë së tyre vetjake me materialet. Në të njëjtën mënyrë fëmija në klasat e ulta të fillores zbulon veten e tij ose të saj formulën e numrit pi grek, po në këtë mënyrë edhe adoleshenti i ri zbulon formulën katrore. Sidoqë të jetë, matematike, gjuhë, biologji, ose çfarëdolloj gjëje tjetër, ne nuk e japim që në fillim rregullin apo formulën matematikore. Rregullat apo formulat janë pikat e mbërritjes dhe jo pikat e nisjes.


LIRI, LËVIZJE DHE VETË-DISIPLINË
Ashtu si në nivelet e tjera Montessori, një nivel i drejtë pavarësie duhet të lejohet të arrijnë atë liri e cila formon themelin për vetë-disiplinë. Synimi është studentët të cilët mund të manovrojnë lirinë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri. Studentët janë të lirë të përdorin të gjitha ndjenjat e tyre, ndërsa mësuesi duhet të prezantojë mjedisin që do t’i ndihmojë ata të lidhen me detyrat e ngarkuara, njohurinë apo procedurat, dhe t’i ndihmojë të mësojnë në një mënyrë të re dhe më të plotë.
Në nivelin e adoleshentit është një tendencë për të menduar një lëvizje fizike ose ushtrim si diçka që ne e bëjmë për të mbajtur trupin tonë të funksionojnë mirë. Por prirjet tona njerëzore janë me ne në çdo fazë të zhvillimit dhe është gabim ta mendosh atë një lëvizje si diçka veçan nga funksione më të larta. Qëllimi i vërtetë i lëvizjes, thotë Maria Montessori, është “shumë më i lartë se prodhimi i një dëshire ose forcimi i mushkërive. Lëvizjet e një qenieje njerëzore duhet të jenë të koordinuara me trurin”.
Muskujt tanë janë në të vërtetë vetëm një pjesë e sistemit qendror nervor. Sistemi qendror nervor i cili përbëhet nga tri pjesë që janë truri, ndijimet dhe muskujt, na vë në lidhje e komunikim me botën dhe me njerëz të tjerë. Është një sistem lidhjesh i cili mund të funksionojë mirë vetëm kur ai funksionon si një grup. Kështu, kur flasim për adoleshentin të marrësh në konsideratë lëvizjen vetëm nga pikëvështrimi fizik është një padrejtësi. Lëvizja është në mënyrë të ndërlikuar e lidhur me zhvillimin e mendjes. Zhvillimi mendor është i lidhur me lëvizjen dhe varet nga ajo.
Ne kemi nevojë ta dallojmë aktivitetin si jetësor dhe thelbësor për zhvillimin fizik të adoleshentit, ta pranojmë dhe ta mirëpresim atë, dhe të ndihmojmë atë ta vërë trupin e tij në përdorim të mirë. Ideja e të lënit të adoleshentit të lirë për të vepruar është e lehtë për t’u rrokur por nuk është gjithmonë e lehtë për t’u zbatuar. Duhet shumë vetëpërmbajtje dhe durim.

DASHURI, SIGURI DHE MARRËDHËNIE
Dashuria dhe siguria janë thelbësore për mbijetesën tonë. Fëmijët duhet së pari të mësojnë të njohin dhe të japin dashuri në mjedisin e dashur familjar gjatë viteve të tyre të para të jetës. Adoleshentët kanë nevojë për një mjedis jashtë shtëpisë ku ata të mund të njohin dhe të japin dashuri. Atëherë kemi fituar një jetë me besim. Për të njohur dhe për të dhënë dashuri, ne duhet së pari ta provojmë atë. Gjatë kësaj eksperience zhvillohet dhe besimi në vetvete. Për shkak të zhvillimit të veçantë fizik dhe sjelljes së tyre, adoleshentët në veçanti kanë nevojë për  mësues të dhembsur e të dashur me një ndjenjë humori të cilët nuk i mërzisin, ndëshkojnë apo akuzojnë ata.
Përveç kësaj, për të njohur mirë një të rritur, çdo student duhet të ketë mundësinë të njohë shumë mirë një shumëllojshmëri studentësh të tjerë. Ata kanë nevojë për një ndjenjë përkatësie dhe pranimi nga shokët. Ashtu si tha një prej studentëve tanë në fjalimin e diplomimit, “I detyrohem shumë shokëve të mi, tek të cilët gjithmonë mund të mbështetem gjithmonë më është dashur të jem veçse vetvetja kur isha me ta. Shpresoj që të kem qenë aq pjesë e jetës së tyre sa ata kanë qenë pjesë e jetës sime. Secili ishte i veçantë në mënyrën e tij/saj dhe mendoj se ka një pjesë të vogël të secilit prej tyre brenda meje.”
Në fjalimet e diplomimit studentët gjithmonë bëjnë komente të forta të përzemërta e të çiltëra rreth marrëdhënieve dhe sa të rëndësishme dhe të nevojshme janë marrëdhëniet e tyre me njëri tjetrin dhe me mësuesit. Marrëdhëniet ishin filli i përbashkët që dilte në të gjitha fjalimet. Duhet të ndërtojmë në këtë nevojë për marrëdhënie dhe të ndihmojmë t’i bëjmë këto vite vitet më të veçanta për aktivitete dhe projekte në grup. Shumë nga ajo që i përket një programi Montessori për adoleshentë duhet të jetë e fokusuar në grup dhe e skicuar/formuar për dhe nga grupet e përfshira në të.
Adoleshentët janë, si grup, mjaft të ndryshëm. Dhe kështu, kur punojmë me grupe në të njëjtën kohë nuk duhet kurrë të harrojmë nevojën e tyre të trajtohen si individë. Jo vetëm që ata janë mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri, por ata janë në ndryshim të vazhdueshëm si individë.
Në duhet të dallojmë variacionet, eksperiencat e ndryshme të mëparshme, njohuritë apo dijet e studentëve, etj. Ne duhet të fillojmë me pyetje dhe interesa apo çështje të adoleshentëve të rinj dhe t’i ndihmojmë ata të gjejnë përgjigje dhe domethënie të cilat mund të harmonizohen apo bashkohen në kuptimin e tyre të vetevetes dhe të botës së tyre. Ne nuk duhet kurrë të harrojmë që parimet Montessori u zbatohen individëve, dhe jo një klase të tërë.
Adoleshentët e rinj janë gjithashtu të rritur të rinj. Ata duhet të trajtohen në përputhje me rrethanat. Dhe më e rëndësishmja, atyre duhet t’u jepet një sasi autonomie. Rrjedhimisht, ata nuk mund të pranojnë më kontrollin si-prind në shtëpi apo në shkollë.
Vite më parë studentët e përshkruanin mjedisin e adoleshencës si më poshtë:
ü  Një mjedis ku ne mund të përjetojmë komunitetin, pohimin ose pranimin, dashurinë dhe mbështetjen;
ü  Një vend i sigurtë dhe të gjallë ku ne mund të provojmë, zbulojmë, përjetojmë, ndajmë dhe festojmë apo kënaqemi;
ü  Një mjedis ku ne mund të identifikojmë mundësitë që fokusohen në nevojat tona zhvillimore.

ARGËTIMI (DËFRIMI) DHE ADOLESHENCA
Në fjalimet e diplomimit, shumë herë studentët kujtojnë dëfrimin (qejfin) që ata kishin pasur në vitet e adoleshencës. Për shembull, një student tha:
Gjatë kohës time në shkollën Ruffing kam shijuar lirinë për të eksperimentuar me ide të reja të tilla si zbrazja me kanaçe e një kove me ujë në fushën e bejsbollit. Më pëlqeu të bëja me shokët gjëra zbavitëse gjatë orëve të mësimit si rrëshqiturit me patina dhe të bërit lojë luftash me topa me ujë. Idetë tona të çmendura nuk pushonin kurrë së shfaquri sepse krijueshmëria jonë kurrë nuk u ndalua. Kujtoj kaq shumë momente të mira. E kuptoj që nuk do kalojë shumë që t’u tregoj shokëve të mi për “shkollën e veçantë” e cila, për ata dhe për mua, është shkolla bazë (themelore). Nuk do të ketë më lufta me topa uji, rrëshqitje me patina, kërcim mbi tavolina nën muzikën e Beatles, të luajtur në baltë, apo mënyra të tjera të ndryshme për t’u ngazëllyer në mënyra kaq të veçanta dhe unike në Ruffing.
Nëse na duhet të punojmë me adoleshentë ne na duhet një ndjenjë humori dhe përulësie. E qeshura është një valvul sigurie. Për shkak se adoleshentët janë në gjendje të qeshin ata janë në gjendje ta shohin veten në marrëdhënie me të tjerët dhe me modele, dhe në të njëjtën kohë zhvillojnë dhembshuri për të tjerët. E qeshura dhe një ndjenjë humori bën të mundur që adoleshentët të rriten dhe të punojnë sëbashku. Shkëlqimi në sy, pulitja e syve, të qeshurat nën hundë, të qeshurat e mëdha, bëjnë shumë më tepër për të sheshuar pengesat sesa diskutimet e gjata rreth miqësisë dhë dashurisë.

NËSE S’MUND TË JESH MIRË, JI GABIM
 Kjo është motoja e klasës tonë. Ne duam një afrim të pafrikë ndaj të mësuarit. Adoleshentët duan të jenë një pozicion ku ata të mund të mësojnë nga gabimet e tyre, dhe nga të cilat të mos kenë frikë. Një reklamë e Michael Jordan disa vite më parë e thoshte shumë bukur. Në reklamë Michael Jordan thotë: “Unë kam humbur më shumë se nëntëqind gjuajtje në karrierën time. Kam humbur pothuaj treqind lojra. Njëzet e gjahstë herë më është besuar të bëj gjuajtjen e fitores dhe kam gabuar. Kam dështuar e dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse ja kam arritur sukses.”

MË PAK ËSHTË MË SHUMË
Një ide tjetër e rëndësishme që më është bërë e qartë me kalimin e viteve është ideja që më pak është më shumë. Është më e rëndësishme të mbulosh pak hapësira në thellësi sesa të mbulosh shumë hapësira në sipërfaqe. Një ide e rëndësishme më erdhi, një novelë e lexuar mirë dhe e kuptuar në thelb, është gjithnjë më me vlerë se të ngutesh në shumë novela të tjera. Studentët e gjimnazit, që vijnë nga program Montessori në shkollën fillore, bëhen shumë të pashpresë nëse nuk janë në gjendje (apo nuk u lejohet) të bëjnë më të mirën e tyre. Nëse një student ngarkohet me shumë detyra, si do ta bëj ai apo ajo më të mirën e tij/saj? Jo vetëm që studenti ndjehet i pashpresë, po studenti do të tentojë të nxitojë në punë, të fillojë të mos e pëlqejë atë, dhe mundshmërisht të punojë në mënyrë të pakujdesshme. Dhe kur të ketë përfunduar, në vend të kënaqësisë së një pune të bërë mirë, në vend të krenarisë së diçkaje të bërë më së miri, studenti do të marrë një frymë lehtësimi që më së fundi e mbaroi këtë detyrë. Pak problema matematike të bëra me padurim me vëmendje dhe kuptim të plotë janë kaq shumë më të vlefshme akademikisht dhe emocionalisht sesa dhjetë problema të zgjidhura me të shpejtë dhe pakujdesshëm.

ROLI I STUDENTIT
Veçanërisht në nivelin e adoleshentit duhet të mbajmë mend rolin aktiv të studentit. Ne nuk mund të bëjmë pyetje si, “Si mund t’i bëj që këta adoleshentë të bëjnë atë ç’ka dua unë?” Më mirë na duhet të bëjmë pyetjen, “Çfarë duan adoleshentët?” dhe “Sa i plotësojmë ne këto nevoja?” Me kalimin e viteve kam mësuar që sa më shumë e nxjerr veten jashtë procesit, aq më shumë kanë zotërim studentët. Jo vetëm anën teorive. Studentët planifikojnë dhe drejtojnë mbrëmjet e vallëzimit, mbledhin sëbashku librin e vitit, etj., pa ndihmën e të rriturve. Dhe ndërsa mjedisi bëhet i tyri, gjithçka shkon në vendin e vet – vetë-disiplina, të punuarit sëbashku dhe të varurit nga njëri tjetri, pasuria e programit, ndjenja e suksesit, etj. Ka një krenari në ta. Ky është mjedisi i tyre. Studentët tërhiqen në aktivitete dhe projekte. Ata këmbënguli dhe vazhdojnë megjithë pengesave dhe sfidave. Ata kanë kënaqësi në arritjet e tyre.
Një fragment nga një fjalim nga një e diplomuar në Ruffing ndër të diplomuarit e këtij viti në qershor e shpjegon, shumë më mirë se çdo mundja unë, se si nëse sprapsesh, të mësuarit dhe dashuria për të mësuar është në thelb të saj:
Së pari mbi të gjitha, shkolla teston aftësinë akademike të një studenti përmes kujdesit të veçantë pesonal të afërt të mësuesve. Që nga lojrat në klasat para-shkollore në projektet e zgjeruara me kompjeter, shkolla Ruffing e nxit studentin në një mjedis klase mjaft interaktiv. Pastaj aty është ana më mahnitëse e Ruffing: nuk ka nota. Kur flas me shokët e mi jo të shkollës Ruffing për këtë temë zakonisht u tregoj atyre se takimet prind-mësues kanë zëvendësuar ato karta raportimi objektive. Pastaj dëgjoj vërejtjen, “Po a keni testime ju atje? Apo a mos keni vetëm pushime gjatë gjithë kohës?” dhe unë shpejtoj t’u tregoj ne jemi testuar gjerësisht, megjithëse ne gjenim kohën dhe për argëtime. Pastaj një prej shokëve gjithmonë kërkon të marrë vesh, “A studioni ju djema? Pse përpiqeni të dilni mirë kur nuk keni vlerësim me nota?” dhe kjo pyetje bëri që unë të shkoja në prej tipareve më delikate të një studenti të shkollës Ruffing: dëshira për të mësuar. Ne mund të kemi ofsharë kur shoqëria Mac na caktoi projekte të mëdha, por me pas ne i përmbushëm ato me energji e padurim. Dëshira për të mësuar është një karakteristikë që është kaq e çmuar në një botë e përbërë nga njerëz që të thonë që qëllimin i arsimimit tënd është të gjesh një punë të mirë për të bërë para për të pasur një jetë të rehatshme. Unë ju nxis ju të diplomuar të kapeni pas dëshirës për të mësuar.
Do të doja ta mbyllja me një tjetër fjalim të prezantuar nga vajza ime, Dorothy, një e diplomuar Montessori e klasës së tetë të vitit 1998, pasi ajo përfundoi shkollën e mesme. Dorothy i shpreh shumë qartë qëllimet e filozofisë Montessori në shkollën Ruffing:
Unë me të vërtetë nuk kam si të di sesi ju ndjeheni pikërisht tani ndërsa prisni t’ju dorëzohet diploma, por veç disa frikave të baza që babai im mund të thotë diçka me të vërtetë shqetësuese/që të venë në siklet përpara kaq shumë njerëzve, do të shpresoja që mes jush ka një lloj gëzimi – dhe jo thjesht gëzim që po largoheni nga kjo shkollë duke ditur sesi të kërceni Charleston-in. Ajo që dua të them është gëzimi që për pjesën tjetër të jetës ju do të keni me vete njohuritë që kemi përftuar këtu. Dhe kështu fjalët e mia për urtësi sot janë përfitoni nga kjo eksperiencë e mrekullueshme që ju është dhënë, dhe ndërsa kaloni në fazën tjetër të jetës suaj, mbani mend. Mbani mend jo vetëm faktet që kemi përftuar gjatë viteve këtu, por gjithashtu dhe mënyrat me të cilat i keni mësuar ato fakte, që do të thotë atë ku metoda Montessori është kudo. Është një arsimim jo i “mos e bëj”, por i “bëje”. Një edukim i eksperiencës që merr parasysh dëshirën natyrore njerëzore për të mësuar. Një mënyrë të mësuari që kë përparësi në faktin që të mësuarit është argëtim. Kështu pra, të diplomuar të klasës së 1998, ndërsa shkoni përpara mos harroni atë Montessori ju ka mësuar. Gjithmonë kërkoni për të mësuar, por kurrë mos e lini kënaqësinë dhe dëshirën të largohet nga të mësuarit. Për shembull, edhe pse vitin tjetër do të filloni të merrni vlerësime me nota, kini parasysh, të ndjeni kënaqësi në të mësuar dhe punoni shumë për të përftuar njohuri dhe notat e mira do të vinë më pas natyrshëm.
Kështu ndërsa do të vazhdoni më tej, shpresoj që të mësoni që parimet që keni mësuar këtu në Ruffing nuk janë parime për t’u lënë mënjanë tani që po diplomoheni, por janë parime për t’u përdorur për të gjithë jetën.

Gjithashtu, mos harroni që edukimi i mendjes pa marrë në konsideratë shpirtin është i pavlerë. Në fakt, metoda Montessori u themelua mbi atë të vërtetë. Prandaj është vetëm logjike që lumturia, si edhe njohuria dhe të kuptuarit e vërtetë, nuk do të vinë nga ato që ju rrethojnë, por nga ajo që është brenda jush. Mbani mend që nuk ka rëndësi se sa vlerësime të larta të merrni në shkollë të mesme, çfarë pikësh merrni në testime ose sa para keni në xhep për të shpenzuar. Ajo që ka rëndësi është si silleni, si reagoni ndaj situatave rreth jush – se si e trajtoni shpirtin tuaj. Kështu po e mbyll me këtë fjali: Jini të fortë dhe të rinj e të reja me moral, dhe ndërsa ballafaqoheni me botën, do të gjeni lumturinë.

2 comments:

  1. Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.

    ReplyDelete
  2. Burri im bëri kërkesë për divorc, por me ndihmën e Dr. Dawn Acuna, unë dhe bashkëshorti im jetojmë në paqe me gëzim dhe lumturi. dhe tani ai më trajton si një mbretëreshë dhe më përqafon gjatë gjithë natës, kjo është ajo që kam kërkuar ndonjëherë nga burri im falë Dr dawn acuna, kontakto në Whatsapp:{ +2348032246310 }Email: ( dawnacuna314@gmail.com ) *Nëse doni të pajtoheni me të dashurin tuaj.*Nëse doni që barishtet të mbeteni shtatzënë.*Nëse doni një unazë magjike.*Nëse doni të kuroni çdo lloj sëmundjeje.*Nëse doni të bëheni të famshëm në biznesin tuaj.Dhe të tjerëve , Ju premtoj rezultat pozitiv për qind, ajo është e sinqertë që i mban gjithmonë fjalët e saj.

    ReplyDelete