Miresevini nxenes te dashur, prinder, mesues. Urimi i pare dhe i ngrohte per ju nxenesit e klases se pare qe sot per here te pare do te uleni ne bankat e shkolles. Zoti iu ndriçofte udhen e dijes. Suksese te gjitheve ne rrugetimin tuaj te sigurt. Lejomeni ti'u jap garanci qe perzgjedhja e shkolles do ti'u jap cilesi, kjo bazohet tek perzgjedhja e kurrikules, perpunimi i saj duke perdorur metoda dhe teknologji bashkekohore, duke pasur nje staf te kualifikuar qe punon per zhvillimin e tij profesional dhe jane te papertuar qe te pergatisin qytetare te denje per shoqerine e dijes. Ju prinder do te jeni bashke me ne aleatet tane me te afert.Prezenca juaj ne organizmat shkollore eshte vendimtare per thithjen e mendimeve dhe mbeshtetjeve tuaja. Shkolla do te jete e hapur per te gjithe, do te ndezi talentin e gjithesecilit, do te pershkruaje sa me shume te jete e mundur mendimet ne jeten kulturore artistike dhe sportive. Suksese te gjithve ne punen tuaj te perditshme ju nxenes dhe ju mesues si miq dhe profesioniste te dijes.
Keto jane disa nga fjalet e ngrohta te drejtoreshes: Kriselda Pepa per kete vit akademik 2015-2016.
- Një nga risitë teknologjike në arsim janë tabelat aktive, të cilat mundësojnë përdorimin e materialeve të ndryshme vizuale gjatë mësimit. Kjo tërheq vëmendjen e nxënësve dhe rrit përqendrimin dhe produktivitetin e tyre.
- Në shkollën tonë do te zhvillohet mësim interaktiv dhe multimedial me tabela aktive, duke synuar të përcjellim dije sa më të plota tek nxënësit. Lëndë të ndryshme, si për shembull gjuha angleze , shfrytëzojnë libra që vijnë së bashku me programin ne CD e krijuar enkas për këto tabela.Shkolla jone mendon qe ne te ardhmen te gjitha lendet te pasurohen me programe elektronike.