Monday, 28 September 2015

Viti shkollor 2015-2016

Miresevini nxenes te dashur, prinder, mesues. Urimi i pare dhe i ngrohte per ju nxenesit e klases se pare qe sot per here te pare do te uleni ne bankat e shkolles. Zoti iu ndriçofte udhen e dijes. Suksese te gjitheve ne rrugetimin tuaj te sigurt. Lejomeni ti'u jap garanci qe perzgjedhja e shkolles do ti'u jap cilesi, kjo bazohet tek perzgjedhja e kurrikules, perpunimi i saj duke perdorur metoda dhe teknologji bashkekohore, duke pasur nje staf te kualifikuar qe punon per zhvillimin e tij profesional dhe jane te papertuar qe te pergatisin qytetare te denje per shoqerine e dijes. Ju prinder do te jeni bashke me ne aleatet tane me te afert.Prezenca juaj ne organizmat shkollore eshte vendimtare per thithjen e mendimeve dhe mbeshtetjeve tuaja. Shkolla do te jete e hapur per te gjithe, do te ndezi talentin e gjithesecilit, do te pershkruaje sa me shume te jete e mundur mendimet ne jeten kulturore artistike dhe sportive. Suksese te gjithve ne punen tuaj te perditshme ju nxenes dhe ju mesues si miq dhe profesioniste te dijes.
Keto jane disa nga fjalet e ngrohta te drejtoreshes: Kriselda Pepa per kete vit akademik 2015-2016.
  • Një nga risitë teknologjike në arsim janë tabelat aktive, të cilat mundësojnë përdorimin e materialeve të ndryshme vizuale gjatë mësimit. Kjo tërheq vëmendjen e nxënësve dhe rrit përqendrimin dhe produktivitetin e tyre.
  • Në shkollën tonë do te  zhvillohet mësim interaktiv dhe multimedial me  tabela aktive, duke synuar të përcjellim dije sa më të plota tek nxënësit. Lëndë të ndryshme, si për shembull gjuha angleze , shfrytëzojnë libra që vijnë së bashku me programin ne CD e krijuar enkas për këto tabela.Shkolla jone mendon qe ne te ardhmen te gjitha lendet te pasurohen me programe elektronike.

Tuesday, 26 May 2015

Olimpiada e Informatikes

Per te dyten here Drejtoria arsimore e Elbasanit ne bashkepunim me ISSETI - N
 kane zhvilluar olimpiaden e Informatikes. Shkolla jone  ka pjesmarre me klasat VII, VIII, IX dhe per te dyten here fiton vendin e pare ne baze Rrethi.

Ines Shopi Fitues i vendit te pare ne Olimpiaden e Informatikes per shkollat e Elbasanit

Xhojel Kallajxhiu Fitues i vendit te dyte ne Olimpiaden e Informatikes per shkollat e Elbasanit.

Erka Tana, Greis Deliu dhe Eljana Gugu kane marre çmime mirenjohje .  





Monday, 4 May 2015

Aktivitet sportiv

Ne daten 30 Prill 2015, Qendra Rinore Don Orione ne bashkepunim me nxenesit e shkolles: " Imelda Lambertini " kane zhvilluar nje ndeshje futbolli ku nxenesit e shkolles jane vleresuar dhe me çmimin: " Trofeu i Miqesise" . Falenderojme per bashkepunimin dy mesuesit e Edulimit Fizik si dhe perfaqesuesit e Qendres Rinore Don Orione.

Tuesday, 21 April 2015

Olimpiada e matematikes

Me nxenesit e klasave: VI, VII, VIII eshte zhvilluar olimpiada e matematikes ne baze rrethi, ku nxenesit e shkolles sone kane marre keto çmime:

HELGI  LLOZANA nxenes i klases se VI ka fituar vendin e III.

ENDRI SHENPLAKU, nxenes i klase se VII ka fituar vendin  vendin e II.

GREIS DELIU, nxenese e klases se VII ka fituar vendin e III

ESTER BERDUFI. nxenese e klases se VII ka fituar vendin e IV

JOEL DUZHA, nxenes i klase se VII ka fituar vendin  vendin e V.

INES SHOPI, nxenes i klase se VII ka fituar vendin  vendin e VIII.

Friday, 10 April 2015

Çmime dhe nderime


Shperndarja e çertifikatave te provimit te: " CILS"- it ne gjuhen italiane te sezonit te   dhjetorit 2014.





Rajna Fani


Xhojel Kallajxhiu



Donald  Allkoshaj


Marko Hidri


Vanesa Lala



Erisa Selita


Eranda Isa 


Rea Gremi



Saturday, 4 April 2015

GEZUAR PASHKET

Ne kete dite te shenjte te Pashkes, kompleksi shkollor: Imelda Lambertini, i uron te gjithe nxenesve dhe familjeve te tyre kudo qe ndodhen dashuri, lumturi, paqe, harmoni dhe kthjelltesi.Pashket jane feste qe na japin force per te ecur perpara..."

Sot, besimtarët katolik me familjet tyre, me fëmijët tyre do të festojnë ditën e mrekullisë, ditën e triumfit të jetës. Pashkët, në fakt janë simbol i triumfit të besimit. Pashkët janë reflektim për sakrificën e Krishtit. Pashkët janë një premtim që Zoti e risjell çdo pranverë. Fryma e Pashkëve është shpresë, është dashuri, është gëzim i jetës. Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur. Ju uroj të gjithëve, Pashkë të mbushur me gëzim e jetë, bashkë me familjet e fëmijët tuaj. Zoti ju bekoftë të gjithëve j! Miqësisht: Kompleksi shkollor Imelda Lambertini.